Gjendet i shtrirë pa shenja jete punonjësi i një kompanie Security në autostradën Tiranë-Durrës
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në autostradën Tiranë-Durrës. Një 58-vjeçar është gjetur i pajetë në trotuar, pranë një subjekti privat.
Policia njofton se është gjetur i shtrirë dhe pa shenja jete 58-vjeçari I. D., i cili ishte punonjës i një kompanie Security.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.06.2020, rreth orës 20:41, në autostradën Tiranë – Durrës , në trotuar pranë një subjekti private ku ka qënë me sherbim është gjetur i shtrire pa shenja jetë shtetasi I.D., 58 vjeç, punonjës i një kompanie Security.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Fraksion.com