Shkatërrohet banda kriminale e “Ndragheta-s”, mes të arrestuarve 8 shqiptarë, politikanë e zyrtarë të tjerë
Antimafia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale të “Ndragheta-s”, që trafikonte drogë nga Brazili dhe Shqipëria drejt Italisë. Mediet fqinje raportojnë se kanë rënë në pranga 11 anëtarë të bandës, 8 prej të cilëve janë shqiptarë.
Droga vinte përmes Brazilit dhe Shqipërisë nëpërmjet kompanive të import-eksportit për materiale mermeri, niobiumi e mangani dhe shitej më pas në tregjet e Toscana-s, në Siçili, Piemonte dhe Cosenza-s.
Ndërkohë, klani shqiptar trafikonte marijuanë e hashash nëpërmjet portit të Barit në Itali, nga një grup trafikantësh që jetonin në Toscana.
8 shqiptarët e arrestuar janë:
– Orkind Cobaj i lindur në Shqipëri më 20/08/ 1992 e i shpallur në kërkim;
– Ydaj Hoxhaj, lindur në Shqipëri më 04/01/ 1991;
– Robert Lazaj lindur në Mekat të Vlorës më 29/08/1972;
– Alfred Lucaj lindur në Shqipëri më 26/05/1979;
– Lulezim Shkurtaj lindur në Shqipëri më 27/05/1987;
– Eduart Tahiraj i njohur dhe me emrin Dhimitër Lutaj lindur në Shqipëri më 22/10/1971;
– Floriand Tahiraja lindur në Vlorë më 22/02/1983; Lavdosh Serani lindur në Shqipëri më 01/06/1975.
Gjatë operacionit janë sekeustruar 1 kg kokainë, 81 kg mariajunë, 25 kg hashash, 3,952 rrënjë kanabis e dhjetëra gramë heroinë dhe pilula escstasy, ndërsa të arrestuarve i janë sekeustruar të mira materiale me vlerë mbi 16 milionë euro.
Ky operacion goditi marrëdhëniet midis ‘Ndrangheta dhe politikës, ndërsa në pranga ranë ish-parlamentar të forcave të ndryshme si të Partisë Demokratike, Forza italia, PSI, avokatë e profesionistë si dhe dy drejtues të policisë bashkiake.
Fraksion.com