AktualitetTë fundit

Koronavirusi në Shqipëri: 66 raste gjatë 24 orëve të fundit, shkon në 39 numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë dha detajet për situatën në 24 orët e fundit për covid-19.  “Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 67 vjeç nga Shkodra i konfirmuar pozitiv me Covid19, i cili vuante nga Insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Pas disa ditëve në terapi intensive, i intubuar, 67 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit“, deklaroi ministria.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 32 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 3 raste në Shkodër dhe Fier, nga 1 rast përkatësisht në Tropojë, Lezhë, Elbasan.

Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dha detajet:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm dhe të jenë rigoroz në zbatimin e protokolleve të sigurisë. Kjo është e vetmja mënyrë që të kufizojmë përhapjen e infeksionit. Sjellja individuale është përcaktuese në këtë betejë me Covid19.

Është shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar pozitivë por edhe ata që janë të dyshuar apo janë në që janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.

Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 280 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 66 raste pozitive kryesisht kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste të reja në proces hetimi.
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 32 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 3 raste në Shkodër dhe Fier, nga 1 rast përkatësisht në Tropojë, Lezhë, Elbasan.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1086.

Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 67 vjeç nga Shkodra i konfirmuar pozitiv me Covid19, i cili vuante nga Insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Pas disa ditëve në terapi intensive, i intubuar, 67 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.

Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 55 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar.
Në vendin tonë janë aktualisht 663 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Nisur nga fakti se ditet e fundit po vihet re shtim i rasteve në aktivitete biznesi, ndërmarrje me shumë punëtorë, institucione publike dhe private, i bëjme apel të gjithëve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara.

Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.
Qytetarët duhet të shmangin grumbullimet masive pasi janë burim infeksioni, të evitojnë ceremonitë mortore dhe vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

COVID-19 – Statistika (18 Qershor 2020)

Testime totale 21790
Raste pozitive 1788
Raste të shëruara 1086
Raste Aktive 663
Humbje jete 39 (Qarku Tiranë 22, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 4, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 326
Durrës 132
Shkodër 111
Vlorë 42
Fier 24
Elbasan 9
Korçë 7
Lezhë 5
Kukës 5
Gjirokastër 1
Berat 1

 

Fraksion.com