AktualitetTë fundit

Ambasadorja Kim: Shoqëria civile, një zë i fuqishëm i Demokracisë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të shoqërisë civile.

Ambasadorja e SHBA-së Kim, vlerësoi diskutimin me përfaqësues të shoqërisë civile dhe i konsideroi një zë i fuqishëm i demokracisë.

“Kisha një diskutim të shkëlqyer me udhëheqësit e shoqërisë civile sot. Ata janë një zë thelbësor dhe i fuqishëm në demokraci. Faleminderit që ndatë mendimet tuaja dhe sfiduat pikëpamjet e mia”, shprehet ajo.

 

Fraksion.com