Shkarkohet nga detyra gjyqtarja Nure Dreni; Nuk justifikoi pasurinë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimi zhvilloi sot një seancë për shpalljen e vendimit për subjektin e rivlerësimit Nure Dreni, gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Trupa Gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Olsi Komici, Xhensila Pine ka vendosur shkarkimin nga detyra të Nure Dreni, pasi nuk arriti të justifikojë pasurinë.
Deri më sot ishte e emëruar përkohësisht gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por nga sot nuk mund të vazhdojë më, pasi KPK e shkarkoi nga detyra.
Gjyqtarja Nure Dreni e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u përballet të martën më 3 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit që u ndërpre për shkak të pandemisë.
Gjyqtarja Nure Dreni ka qenë pjesë e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda që prej themelimit të kësaj gjykate në vitin 2004. Më parë, ajo ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Shkodrës.
Fraksion.com