AktualitetKosovaTë fundit

Kosova regjistron edhe 77 raste të reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të mërkurën ka regjistruar 77 raste të reja me koronaviurs në Kosovë.

Kjo është shifër më e ulët krahasuar me një ditë më parë, kur Kosova regjistroi numër rekord të të infektuarve me koronavirus brenda një dite, përkatësisht 141 raste.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, më së shumti raste të reja me sëmundjen Covid-19, që e shkakton koronavirusi, gjatë të mërkurës janë regjistruar në Komunën e Prishtinës, përkatësisht 21.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas njoftimit, nuk është shëruar asnjë person, andaj numri i të shëruarve nga sëmundja Covid-19 vazhdon të mbetet 968.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus më 13 mars, e deri më tash, janë regjistruar 1.833 raste, prej tyre, 34 pacientë kanë vdekur.

 

Fraksion.com