AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Nuk do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë Durrës në këtë fazë tranzicioni

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “nuk do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë Durrës në këtë fazë tranzicioni”.

Kryeministri reagoi ndaj publikimeve të rreme në disa medie lidhur me këtë çështje.

“Në vend që ta dizinformojnë publikun dhe të keqpërdorin shqetësimin qytetar, për audiencë dhe për të nxitur shfaqjet e pakënaqësisë që ushqehet me lajme të rreme, mediat duhet t’u thonë durrsakëve se s’do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë në këtë fazë tranzicioni”, tha Rama.

 

Fraksion.com