AktualitetPolitikëTë fundit

Ngërç në Këshillin Politik; Hajdari braktis mbledhjen: S’jam këtu për të diskutuar për tenderat

Konsensusi mes palëve politike për reformën zgjedhore duket se nuk ka zgjatur shumë, pasi strukturimi i KQZ por dhe përcaktimi në kod zgjedhor të procedurave të tenderimit për identifikimin biometrik kanë sjellë një ngërç të ri mes palëve.

Zgjedhja e anëtarëve të KQZ dhe mandati i tyre i ndan palët në Këshillin Politik. Pas takimit, Oerd Bylykbashi tha se kanë bërë një propozim të ri për zgjedhjen e këtyre anëtarëve dhe se kjo formulë është në kushtetutë, pasi me këtë përzgjidhen organet e sistemit të drejtësisë.

Por për Gjiknurin, PD kërkon mandat 4-vjeçar që e kanë aktualisht dhe anëtarët e KQZ dhe për të do të ishte më e ndershme të mbani  atë që kishin pasi nuk ka asnjë kuptim ristrukturimi i saj nëse vijohet me të njëjtën mënyrë.

Një tjetër pikë që ndan palët është edhe kërkesa e PD për procedurë të përshpejtuar për tenderimin e teknologjisë në zgjedhje për identifikimin biometrik. Kjo ka revoltuar Rudina Hajdarin e cila ka braktisur mbledhjen, ndërsa hodhi akuza para mediave se “palët e kanë hallin të flasin për tenderë dhe jo për reformën zgjedhore dhe ndryshime që shqiptarët duan”. Hajdari tha se nuk është në atë Këshill për të diskutuar për tenderë por për reformën. Por dhe Gjiknuri nga ana tjetër u shpreh se ishte përfshirja e proceduarve të tenderave ne Kodin Zgjedhor ishte diçka jo normale dhe  e pakonceptueshme.

Këshillit Politik zhvilloi sot një takim rreth 3 orë që nisi në 17:00, por në vend që të ishte i fundit dhe të arrihej në një marrëveshje përfundimtare ashtu siç tha Gjiknuri në mbledhjen e kaluar, në fakt ka sjellë një ngërç të ri duke i larguar sërish palët.

 

Fraksion.com