Kollçaku: 9 pjesëtarë të FA-së të infektuar me COVID-19; Strukturat e Mbrojtjes kanë marrë masa
Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, 9 pjesëtarë të Forcave të Armatosura Shqiptare kanë rezultuar të prekur.
Shefi e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku gjatë një seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë foli mbi numrin e të prekurve në radhët e ushtrisë.
“Personeli i njësisë së mbrojtjes, Forcat e Armatosura të infektuar me COVID-19 gjithsej ishin 9 persona. 5 në misione, 4 në KFOR dhe 1 në Afganistan ndërsa 4 të tjerët brenda vendit”, u shpreh ai.
Kollçaku tha se “4 prej tyre kanë qenë të shtruar në spitalin e Infektivit në Tiranë, por jo në gjendje kritike serioze”.
“Një person është i karantinuar në Afganistan dhe të tjerët të karantinuar në vendbanimet e tyre”, sqaroi ai.
Ai siguroi se “strukturat e mbrojtjes kanë marrë masa edhe për valën e dytë të përhapjes së COVID-19, sipas udhëzimeve të NATO-s”. “Ne jemi të përgatitur dhe për një valë të dytë”, tha ai.
Kollçaku tha se pavarësisht pandemisë Forcat e Armatosura kanë realizuar të gjitha detyrimet dhe vijojnë të jenë në misione dhe operacione.
Fraksion.com