Hoti: Lajçak do të pritet me nderime
Kryeministri i Kosovës, Avduallah Hoti ka theksuar se Kosova do ta presë me nderime përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.
Ai ka theksuar qëLajçak përfaqëson 27 vendet e BE-së dhe do të pritet me gjithë protokollin dhe nderimet e nevojshme si shtet, si dhe për të treguar qëndrimet e Kosovës për dialogun.
“Edhe BE-ja edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kyçe gjatë procesit të arritjes së marrëveshjes (v.j. me Serbinë), por në veçanti kur të vijë koha e zbatimit të marrëveshjes”, ka thënë Hoti.
Siç ka bërë të ditur Zyra e BE-së në Kosovë, Lajçak ka arritur në Kosovë pasditen e së martes. Ai tashmë është duke zhvilluar takimin me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe pritet të takojë edhekryeministrin e vendit Avdullah Hoti, si dhe kryetaren e Kuvendit të Ksoovës, Vjosa Osmani.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar që Lajçak do të diskutojë me krerët institucional të Kosovës për modalitetet rreth rinisjes së bisedimeve si dhe do të sjellë datën për rinisjen e këtij procesi.
Fraksion.com