AktualitetPolitikëTë fundit

“Zgjedhorja”; Gjiknuri pas mbledhjes së Këshillit Politik: Diskutuam për funksionimin e KQZ-së, nesër mbyllim përfundimisht draftin

Përfaqësuesi i PS-së në Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri ka folur pas përfundimit të mbledhjes të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Gjiknuri tha se po diskutohet për funksionimin e KQZ-së, ndërsa shtoi se nesër përmbyllet përfundimisht ligji zgjedhor.

U dakordësuam për dispozitat që na kanë sjellë ekspertët. Ramë dakord për pranimin e raportit 1 me 3 të partneritetit publik dhe atij privat.

Nesër do të diskutojmë pjesën e KQZ dhe disa elementë të tjerë. Nesër PD dhe të gjitha forcat besoj është në interes edhe të tyre që të mbyllim totalisht draftin”, tha Gjiknuri.

Deklarata e Damian Gjiknurit pas mbledhjes së tryezës së grupit negociator të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore

U dakordësuan të gjitha proceset që lidhen me identifikimin elektronik, kompetencat e zëvendëskomisionerit për këtë proces, çështjet e financimit të zgjedhjeve u dakordësuan dispozitat që kishin pergatitur ekspertët, angazhimi që ka marrë qeveria për të dyfishuar fondin publik për fushatën zgjedhore, si dhe rënia dakord e raportit të financimit 1:3, pra të financimit publik me atë privat. Nesër do të vazhdojmë mbledhjen në orën 17:00 shpresojmë për të përfunduar të gjitha amendimet e Kodit Zgjedhor.

Pyetje: Çfarë çështjesh të tjera ka pa dakordësuar?

Përgjigje: Po ka akoma çështje, siç është pjesa e KQZ dhe disa elemente që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore dhe PD donte pak më tepër kohë për të ardhur me disa formulime.

Pyetje: Për çfarë nuk bini dakord për KQZ, z.Gjiknuri?

Përgjigje: Jo, nuk kemi pasur diskutim, besoj dhe shpresoj që nesër, pasi është dhe në interesin e PD-së dhe të gjitha palëve, që nesër ta mbyllim ligjin zgjedhor përfundimisht. Draftet janë, ju i keni marrë, ka akoma disa pika për tu diskutuar, ata thanë se kërkonin më tepër kohë për tu konsultuar me ekspertët e tyre dhe ne shpresojmë që ata do të vijnë nesër me dispozitat përfundimtare.

Faleminderit!

 

Fraksion.com