Vendimi i papritur, Greqia njofton mbylljen e kufijve me Shqipërinë
Greqia njoftoi sot se ka vendosur të mbajë mbyllur kufijtë e saj për shqiptarët duke anuluar edhe fluturimet që nisnin ditën e sotme. Vendimi që noa.al jua sjell të plotë më poshtë, vjen pasi ditët e fundit janë shtuar ndjeshëm rastet me të infektuar nga koronavirusi në vendin tonë.
Me Vendim të Përbashkët Ministror të Ministrave të Shëndetësisë, të Transportit dhe të Infrastrukturës, të Marinës Tregtare dhe të Politikës Ishullore të Greqisë, u vendos:
1.Kufizimi i përkohshëm i fluturimeve ajrore me Shqipërinë, nga të gjitha aeroportet, me përjashtim të aeroportit ndërkombëtar ‘’Eleftherios Venizelos’’ të Athinës, për arsye të ruajtjes së shëndetit publik nga përhapja e COVID-19 në të gjithë territorin grek.
2.Kufizimi i përkohshëm i të gjitha linjave detare dhe rrugore me Shqipërinë, për arësye parandaluese dhe mbrojtjeje të shëndetit publik nga përhapja e mëtejshme e COVID-19, si dhe ndalimi i hyrjes së personave nga Shqipëria në Greqi.
Përjashtohen nga ndalim-hyrja: a.Qytetarët Grekë, poseduesit e Kartës së Posaçme të Identitetit të Homogjenit, posedues të lejes së qëndrimit si dhe persona që kanë vendbanimin kryesor apo qëndrimin e përhershëm të tyre në Greqi,
b.Kalimi i kamionëve për transport mallrash,
c.transporti i mallrave me anije,
d.hyrja e personave nëpërmjet kufijve tokësorë, për lëvizje të natyrës profesionale absolutisht të nevojshme, të cilat i vërtetojnë me dokumente.
Masat e mësipërme mbeten në fuqi deri në datën 30.06.2020.
Fraksion.com