“U takova me Rudina Hajdarin”; Yuri Kim: E respektoj luftën e saj parimore
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, thotë se ka zhvilluar një takim me deputeten njëherësh dhe bashkëkryetaren e reformës zgjedhore, Rudina Hajdari.
Ambasadorja e SHBA ka dhënë detaje mbi takimin, ku është shprehur se e respekton luftën parimore që Rudina Hajdari është duke bërë sa i takon reformës zgjedhore, ky kryefjalën e saj ajo e ka vendosur tek listat e hapura dhe ndryshimi i sistemit.
Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas përfundimit të takimit me anë të një postimi në rrjetin social Twitter.
Yuri Kim është shprehur se në takimin mes saj dhe Hajdarit u diskutua mbi udhëheqjen e kësaj të fundit, në Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian dhe vendimin e saj për të mbështetur marrëveshjen e reformës zgjedhore.
“U takova me Rudina Hajdarin për të diskutuar udhëheqjen e saj të Këshillit Kombëtar për Integrime Europiane dhe vendimin e saj strategjik për të mbështetur 6/5 marrëveshjen e reformës zgjedhore në mënyrë që Shqipëria të përmbushë parakushtet.
Unë e respektoj luftën e saj parimore për më shumë duke mbajtur në mendje një figurë të madhe”, ka shkruar ambasadorja Yuri Kim në postimin e saj në rrjetin social Twitter.
Kujtojmë se ambasadorja amerikane ka luajtur një rol të rëndësishëm sa i takon negociatave mes palëve për marrëveshjen e reformës zgjedhore. Ajo pas takimeve me të gjitha palët deklaroi se tani “topi është në fushën e Bashës”.
Ndërkohë deputetja Rudina Hajdari, e cila është përfaqësuesja e opozitës parlamentare në reformën zgjedhore, opozitë e cila ka nisur një nismë për ndryshimet kushtetuese dhe është zotuar të mos e votojë marrëveshjen e reformës zgjedhore.
Fraksion.com