AktualitetTë fundit

“SHBA revokuon vizën”; Fatmira Hajdari para Vettingut, DSIK: Papërshtatshmëri

Në kriterin e dytë atë të kontrollit të figurës DSIK konstatoi përshtatshmëri, por KPK kreu verifikime të tjera.

“Na rezulton se në deklaratën për kontrollin e figurës, pyetjes nëse iu është refuzuar hyrja nga vendet e BE apo të NATO-s, gjyqtarja i është përgjigjur jo. Por rezulton se SHBA, shtet anëtar i NATO-s i ka revokuar vizën”, u shpreh KPK.

DSIK më pas informon se ka përcjellë raport të rishikuar, ku grupi i punës konstaton: Në vlerësim të të dhënave Fatmira Hajdari, ka bërë deklarim të pasakte të figurës për vizën. DSIK arrin në përfundimin se Hajdari është e papërshtatshme.

Hajdari nga ana e saj ka thënë se nuk ka pasur refuzim vize dhe sipas saj i është kërkuar me telefon që të paraqitet në ambasadë , dhe kur është paraqitur dhe i kanë mbajtur pasaportën dhe i kanë revokuar vizën.

 

Fraksion.com