AktualitetTë fundit

“Pyetja e Turit nga Oksfordi? Pesë me hiç”; Artan Fuga: Përgjigjet e hartuesve ishin gabim

Akademiku Artan Fuga duke iu bashkuar reagimeve që shkaktoi testi i Gjuhës dhe Letërsisë për Maturën Shtetërore, ku u kontestuan pyetjet, pohoi se edhe përgjigjet e dhëna nga hartuesit e provimit ishin gabim.

Ai tha për emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ se nuk mund të quhet e drejtë një përgjigje që interpretohet.

Mes të tjerash akademiku iu përgjigj pyetjes së gazetarit Sokol Balla për faktin se pyetja e shumë përfolur në test ‘Çfarë bëri Turi’ ishte përkthim nga Oksfori, duke thënë se ajo ishte një ‘pesë me hiç’.

“Mos ta kthejmë në një seancë leksioni metodologjie. Termi metodologji është i gjerë. Në metodologjinë e ndërtimit të një pyetësori, me pyetje të mbyllura, unë po them se në vitin e dytë të shkencave të komunikimit dhe Gazetarisë, nëse një student do të vinte me atë nivel, ai nuk e kalon dot klasën. Se besoj se do të ketë student që të vijë në vitin e dytë që të bëjë ato gabime trashanike.

Kur jepen pyetjet e tekstit, të paktën një nga ato përgjigje, të jetë mundësisht e vërtetë. Dhe unë e kam lënë punën e testit, dhe dje pash përgjigjet. Një pjesë e përgjigjeve janë të gabuara. Nga pikëpamja metodologjike s’mund të thuash ‘e drejtë’ një përgjigje që të argumentohet. Ndonjë nga këto zonjat nuk e di nëse do të jetë gati të diskutojë. Për çfarë do diskutohet? Kur një pyetje është e vërtetë, nuk është e vërtetë sipas interpretimit. Ky quhet opinion.

Të rri t’i shpjegojë asaj zonjës, të vërtetën midisi opinionit referencial, do duhen 4 vite shkollë. Përderisa kam marrë fjalën dhe thash se do të mbështes maturantët që në sekondën e parë, unë e kam parë atë tekstin e Oksfordit, dhe situata është krejt tjetër. Aty kemi një tekst të mbyllur dhe aty bëhen pyetjet për lexuesin e tekstit. Me një tekst të mbyllur mund të bësh përgjigje të tilla. Kur kemi një tekst të hapur, i thuhet një maturanti se; ‘si mendon ti se si mund të vijohet?’. Mund të veprohet nga pikëpamja e ilokucionit. S’je i sigurt se si do të veprojë personazhi. S’je i sigurt që të zëvendësosh rrëfyesin, pasi ka një ego subjektive. Ose nga pikëpamja e asaj që ti mendon se mund të të pëlqejë ty. Duke nxjerrë këtë tullumbacen e Oksfordit, janë një 5 me hiç. Ndoshta për herë të parë në historinë e njerëzimit, po ngrihet nxënësi kundër mësuesit dhe i thonë; pyetjet tuaja janë budallallëqe.”, tha Fuga.

 

Fraksion.com