Problemet e njësisë speciale KSK me djathtistët
Raportimet mbi problemet e Bundeswehrit me djathtistët janë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave. Më në fund ka filluar edhe një nismë për zgjidhjen e këtij problemi.
Por njëkohësisht ai kritikoi raportin e Bundeswehrit ndaj KSK. Dhe tani prapë përfaqësuesit e Bundeswehrit, më konkretisht disa ekspertë ndër ta, e kanë shtruar pyetjen, çfarë po ndodh në KSK? Disa burime thonë se në KSK ka një oficer nga qarqet djathtiste, nga “Lëvizja identitare”, e cila përjashton kulturat e tjera dhe e lartëson përkatësinë e kulturës evropiane – në radhë të parë përjashtohet kultura islame. Kjo organizatë konsiderohet si ekstreme. Ky oficer ndërkohë është suspenduar nga puna. Por ai është i njohur për deklarata ekstremiste edhe më parë.
20 raste të dyshimta
Asokohe kundër tij ka pasur një hetim, por pa sukses. Kësaj radhe ai mund të humbasë edhe vendin e punës. Bundesewehri ndërkohë është duke bërë një politikë të “tolerancës zero” ndaj rasteve të ekstremizmit. Kryetari i shërbimit sekret ushtarak (MAD) Christof Gramm flet për 20 të këtilla brenda KSK. Krahasuar me njësitë e tjera të Bundeswehrit, kjo është 20-fish më shumë.
Që Gjermania ka probleme me orientimin politik të njësisë speciale të saj, dëshmon edhe komandanti i vet KSK, gjenerali Markus Kreitmayr, i cili në një letër të hapur u ka bërë thirrje simpatizantëve ekstremistë që të largohen vetë nga KSK. Shkas ishte kapja e një personi, i cili kishte grumbulluar armë, mjete shpërthyese dhe gjëra të tjera. Një pjesë e këtij arsenali e ka origjinën tek Bundeswehri. Po si është e mundur që kjo të ndodhë, përgjigjen duhet ta japë hetuesia.
Problemi me elitën
Tani hetuesia duhet të dëshmojë se si kanë mundur të ndodhin gjëra të tilla. Në grupin hetues janë përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, komandanti Kreitmayr dhe e ngarkuara e Bundestagut për Bundeswehrin, Eva Högl. Ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer ka kërkuar të bëhen edhe ndryshimet ligjore, me të cilat parandalohet ekstremizmi i djathtë në ushtri. “Ekstremistët nuk mund të jenë pjesë e Bundeswehrit, sepse ata dëmtojnë imazhin e ushtrisë”, tha Kramp-Karrenbauer.
Me dëmet që po shkaktojnë qarqet ekstremiste po merret edhe vet qeveria gjermane. Madje edhe në Bundestag është thënë se KSK si “krenaria” e ushtrisë, ka probleme me ekstremizmin. Ekstremistët në KSK duket se kanë qenë të fshehur mirë. Por kjo tani po ndryshon, sepse ka kaluar koha e injorimit të këtij problemi.
Fraksion.com