Në Kosovë regjistrohen 129 raste të reja me koronavirus
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë të hënës ka regjistruar 129 raste të reja me koronavirus – shifra më e lartë me të infektuar brenda një dite, që prej se u shfaqën rastet e para me këtë virus më 13 mars.
Këto shifra vijnë pas testimit të 385 monstrave, njofton IKSHPK, ku numri më i lartë i rasteve me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi) është në Prishtinë, përkatësisht 46 raste.
Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe dhjetë pacientë, që bën që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 963.
Ndërkaq, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus, sipas të dhënave të fundit, arrin në 1,615 raste. Ndërkaq, 33 pacientë kanë vdekur.
Fraksion.com