AktualitetTë fundit

“Çfarë bëri Turi?”; Ministria vendosi të tregojë sot përgjigjen

Prej tre ditësh, maturantët në vend dalin në protesta pasi kanë mbetur të pakënaqur për mënyrën sesi ishte hartuar provimi i Gjuhë-Letërsisë.

Një pyetje që kishte shkaktuar konfuzim dhe zemërim mes tyre ishte ajo e “Turit”.

Ky personazh mund të shihet tashmë në pankartat e maturantëve të cilët nuk e kanë kursyer ironinë.

Ministria e Arsimit ka publikuar përgjigjet e sakta të testit të Gjuhë Letërsisë dhe rrjedhimisht është zbuluar edhe përgjigja që duhet të rrethohej nga maturantët për pyetjen se çfarë bëri Turi.

Pyetja për “Turin”

“Barka filloi të rrëshqiste me shpejtësi përgjatë lumit të rrëmbyer, ndërsa katër njerëzit që ndodheshin në të bërtisnin nga euforia. Zemrat e tyre rrihnin fort, ndërsa manovronin me shkathtësi lopatat përmes ujërave të trazuara. Madje edhe Turi, i cili fillimisht ishte ndier i shqetësuar në lidhje me udhëtimin me barkën, e harroi frikën kur valët e akullta përplaseshin mbi të. Papritur ai vështroi skajet e mprehta të një shkëmbi të dhëmbëzuar që iu shfaq përpara.

Cila nga fjalitë e mëposhtme mund të vijojë në të njëjtin stil aksionin e nisur në paragrafin e dhënë më sipër?”

Përgjigja e saktë që duhet të rrethohej nga maturantët ishte;

“Turi u hodh në të djathtë, për të shmangur shkëmbin dhe gati e përmbysi varkën.”

 

Fraksion.com