AktualitetBota+Të fundit

SHBA, rritje e rasteve të reja me COVID-19 në rreth 20 shtete

Ndërsa shtetet amerikane po lehtësojnë kufizimet e lidhura me COVID-19, universiteti Johns Hopkins raporton se në të paktën 20 shtete po vihet re një rritje të rasteve të reja me koronavirus në dy javët e fundit. Situata ka bërë që zyrtarët e shëndetësisë të paralajmërojnë se virusi vazhdon të jetë një problem.

Një analizë e “Associated Press” e të dhënave mbi testimet për të identifikuar praninë e koronavirusit , zbuloi se në 21 shtete nga e hëna, mesatarja shtatë ditore e rasteve të reja për frymë ishte më e lartë se mesatarja e shtatë ditëve të mëparshme.

Eksperti i Fondacionit Kaiser për Shëndetin Global Joshua Michaud thotë se nuk ka vetëm një arsye për rritjen e numrit. Ai i quan ato “mikro-epidemi”, secila me shkaqet e veta. Në disa raste, kryerja e më shumë testimeve ka zbuluar shumë raste të reja. Në të tjera, shpërthimet e virusit në nivel lokal janë mjaft të mëdha për të rritur numrat ne rang shteti. Por ekspertët mendojnë se të paktën në disa raste është bërë shkak heqja e kufizimeve për qëndrim në shtëpi dhe hapja e ekonomisë. SHBA ka mbi 2 milionë të infektuar prej fillimit të pandemisë.

Ndvrkohë një kompani amerikane e bioteknologjisë thotë se do të fillojë provat klinike në masë të gjërë të një vaksine të mundshme kundër koronavirusit muajin tjetër. Kompania “Moderna” është duke punuar me Institutin Kombëtar të Shëndetesise në Shtetet e Bashkuara për prodhimin e një vaksine kundër COVID-19. Kompania tha të enjten se do të bëjë studimin e parë të madh muajin tjetër me 30 mijë vullnetarë. Një pjesë e tyre do të marrin vaksinën aktuale dhe pjesa tjerët do të trajtohen me placebo. Firma kineze e bioteknologjisë, Sinovac, gjithashtu planifikon të testojë vaksinën e saj muajin tjetër, në mbi 9,000 vullnetarë në Brazil.

Brazili gjithashtu do të jetë terreni i testimit për një vaksinë kundër koronavirusit që po zhvillohet nga Universiteti i Oxfordit në Britani. Administrata e Presidentit Trump po punon me laboratorë privatë dhe shpreson të ketë në dispozicion 300 milionë doza të një vaksine kundër Covid-19 deri në janar të vitit të ardhshëm. Por ekspertët thonë se nuk ka garanci që njëra nga këto vaksina të funksionojë, ose nëse funksionon, nuk do të ofrojë më shumë se pak muaj imunitet.

Ndërkohë me rreth 11 mijë raste të reja në ditë me koronavirus, India ka zënë vendin e Britanisë duke u renditur e katërta në botë për nga numri i të infektuarve me koronavirus.

 

Fraksion.com