AktualitetBota+Të fundit

Refugjatë nga Venezuela si varrëmihës në Peru

Në Peru kanë gjetur vdekjen prej COVID-19 më shumë se 5500 vetë. Transportimi dhe varrosja e të vdekurve është punë me rrezik të lartë infeksioni prandaj shërbimet funerale po punësojnë refugjatë nga Venezuela.

Rrugëve të Limës sheh më tepër makina funerali se sa zakonisht. Zhuan Fanaite transporton kufoma të vdekurisht nga Corona. “Kam frikë se mund të infektohem dhe të infektoj edhe familjen,” – thotë ai – por më duhet t’i hyj këtij rreziku që të siguroj jetesën. Në shërbimin funeral peruan bashkë me Zhuanin punojnë edhe 20 refugjatë të tjerë nga Venezuela.

Ata shkojnë në shtëpitë e personave që kanë vdekur dhe marrin kufomat për t’i varrosur, një punë me rrezik të lartë infeksioni. Për këtë shkak agjencitë e shërbimeve funerale kanë punësuar shumë refugjatë nevojtarë nga Venezuela, sepse peruanët kanë frikë dhe refuzojnë ta bëjnë këtë punë.

Fuqi e lirë punëtore

Në Peru ka qindra refugjatë që janë larguar për shkak të krizës ekonomike nga Venezuela. Ata punojnë si fuqi e lirë punëtore në Peru. Tani gjatë krizës së Coronës ata bëjnë pjesë në ato pjesë të popullsisë që janë më të prekura prej varfërisë dhe urisë.

Njëri prej tyre është Zhose Martines. Ai është i detyruar që për të mbijetuar të qëndrojë në radhë për të marrë ndihma edhe pse kjo gjë nuk i pëlqen. Shumica e refugjatëve arrijnë të mbijetojnë vetëm falë ndihmave. Disa prej tyre duan të kthehen sërish në Venezuelë, por edhe kjo përmban rreziqe./DW

Peru Lima Coronavirus Krise (Reuters)

 

Fraksion.com