Mbledhja e Këshillit Politik; Gjiknuri: Dakordësuam pjesën më të madhe; Kemi ende 2-3 pika që …
Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, tha se në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik është dakordësuar mes palëve politike për pjesën më të madhe të çështjeve të Kodit Zgjedhor.
Duke folur për media në fund të mbledhjes, Gjiknuri u shpreh se të hënën, ose maksimumi të martë, do të ketë gati draftin final të dakordësuar nga të gjitha palët.
Do të lejohen reklamat politike, nuk jemi në kushtet për t’i ndaluar, ndaj dhe do të jenë pjesë e Kodit Zgjedhor. Buxheti i shtetit do të dyfishojë financimet për partitë dhe tavani do të jetë në raportin 1/3, pra 3 herë më shumë se çka do të marrin nga buxheti. Llogaritë bankare do duhet të jenë deklaruar me kohë”, u shpreh Gjiknuri.
Fraksion.com