AktualitetTë fundit

Ekzekutimi: Makina e 40-vjeçarit Billa, i bie bordurës; Autorët nga e djathta qëllojnë në lëvizje

Ndonëse ishte ora 22:00 e mbrëmjes rruga ishte plot me kalimtarë dhe makina që lëviznin. Nuk mungonte as drita por kjo nuk i ka penguar autorët e vrasjes së Hekuran Billës të çonin deri në fund krimin.

Në fotot e kamerave të sigurisë, shihet që makina e 40-vjeçarit është pranë trotuarit kur makina e autorëve zhvendoset paralel me të dhe qëllon nga e djathta ku ishte ulur dhe Hekuran Billa, pasi “BMW X6” që drejtonte ishte me timon anglez.

Makina nuk ka ndaluar por ka qëlluar në lëvizje dhe është larguar menjëherë me shpejtësi, ndërsa për shkak të të shtënave në vend ka pasur kaos e përplasje makinash, ndërsa njerëzit vrapojnë të tmerruar.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com