AktualitetPolitikëTë fundit

Dy ditë i kyçur në rezidencën amerikane; Gjiknuri zbulon çfarë kanë ngrënë dhe çfarë kanë pirë

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i cili është edhe i dërguari i socialistëve në Këshilllin Politik ka treguar se me çfarë janë ushqyer gjatë negociatave në rezidencën amerikane. Sipas Gjiknurit gjatë negociatave ata janë ushqyer vetëm me sandiuç dhe me ujë.

“Kishte sanduiç me ton, me vezë, me sallam. Kishte lloj-lloj sanduiçësh. Ishin kuzhunier të ambasadës, por dinin të gatuanin dhe ushqime të vendeve të ndryshme. Ishin sanduiç shumë të shijshëm dhe kemi pirë vetëm ujë. Hëngrëm drekë e darkë bashkë”, u shpreh Gjiknuri.

Gjatë bisedës në Zonë e Lirë, deputeti i PS është pyetur nga Arian Çani nëse ka pasur kafe apo ëmbëlsira, dhe tha se kishte shumë gjëra por nuk i kishte parë me rëndësi pasi ka qenë i përqëndruar tek negociatat.

“Kishte dhe kafe, kishte dhe ëmbëlsira të ndryshme. Se ata kanë një njëri që kujdeset për ushqimin, kanë shërbimet e tyre për stafin e rezidencës”, tha Gjiknuri.

 

Fraksion.com