AktualitetPolitikëTë fundit

Vendimi: Kryeministri Rama bën ndryshime në Qeveri

Albert Nikolla është emëruar zv.ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të Qeverisë.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin e Albert Nikolla, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Deri tani kjo ministri kishte dy zv/ministra Mira Rakacollin dhe Bardhylka Kospirin, ndërsa nga dita e sotme do të ketë edhe Albert Nikollën. Albert Nikolla ka qenë këshilltar i Kryeministrit Edi Rama për çështjet sociale.

 

Fraksion.com