Merr fund çështja “Dvorani”, KLGJ vendos për mbarimin e mandatit
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur sot për mbarimin e mandatit për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani.
Ky vendim u mor nga gjashtë anëtarë të kësaj trupe, ndërsa tre të tjerë votuan kundër.
Me këtë vendim, Ardian Dvorani largohet edhe nga drejtimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Po ashtu, është vendosur që atij t’i ofrohet caktimi i një pozicioni në Gjykatën e Apelit.
Më herët KLGJ shtyu mbledhjen për çështjen “Dvorani” me arsyetimin se do duhet të pritet edhe mendimi i partnerëve të huaj.
Dy misionet e Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës EURALIUS dhe OPDAT kanë refuzuar të japin opinion lidhur me çështjen e mbarimit të mandatit të kreut të KED, Ardian Dvorani.
Ata thonë se nuk pranojnë të japin opinione për çështje individuale, pasi kjo në rastin konkret është përgjegjësi ekskluzive e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Ndërkohë, Presidenti Ilir Meta e ka kallëzuar Dvoranin për shpërdorim detyre për shkak të problemit të listave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Fraksion.com