AktualitetTë fundit

Koronavirusi në Shqipëri: Shifër tjetër rekord, 44 raste pozitive në 24 orët e fundit

Vazhdon të rritet numri i rasteve të reja me Covid-19 në vend. Burime nga Ministria e Shëndetësisë konfirmojnë se janë 44 rastet pozitive në 24 orët e fundit nga 291 testime të kryera.

Referuar të njejtave burime rastet janë shpërndarë: 21 Tirana, 4 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Vlorë, 6 Kruja, 4 Shkodra 2 Lushnja, 1 Elbasani, 4 Durrësi.

Kujtojmë se edhe dje ishte një ditë që shënoi rritje të numrit të rasteve me 42 të tilla.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka thënë më herët se: Kjo situatë nuk ishte kaq e papritshme për shkak të grumbullimeve masive që kanë ndodhur ditët e fundit. Jo vetëm grumbullimet, por edhe mosrespektimi i këshillave, në lidhje me distancimin fizik, në lidhje me mbajtjen e maskave, në lidhje me shumë elementë të tjerë të kujdesit personal qoftë edhe të higjienës.

Të gjithë qytetarët, të gjithë ne duhet të jemi të përgjegjshëm që Covid19 nuk ka ikur nga vendi jonë. Deri më tani, deri në fillimin e hapjes së masave kishim një numër një shifror, e cila erdhi si rezultat i masave drastike, i sakrificës së gjithësecilit. Por kjo nuk do të thotë që me hapjen e masave ne të shpërdorojmë çdo këshillë dhe të shpërdorojmë atë që ne vetë sakrifikuam.

 

Fraksion.com