“Dritarja shoshë nga plumbat”; Makina e 40-vjeçarit që u ekzekutua tek “Komuna e Parisit”
Kjo është makina e 40-vjeçarit Hekuran Billa që u vra mbrëmjen e sotme tek “Komuna e Parisit”. Siç shihet nga fotot e LSA, xhami nga ana e shoferit (makina me timon anglez) është i bërë shoshë, çka tregon se autori apo autorët kanë zbrazur disa plumba duke u siguruar për arritjen e objektivit, pra vrasjen e Billës.
Policia ka mbledhur provat hetimore në vend dhe pamjet e kamerave të sigurisë. Pak minuta pas vrasjes, makina e autorëve është gjetur e djegur në Pezë të Vogël.
Hekuran Billa, ishte pronar i një firme me një akses të gjerë shërbimesh, duke nisur nga dhënia e makinave me qira, apo dhe shitja e kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera teknologjike.
Po ashtu bëhet e ditur se viktima e kishte hapur aktivitetin e tij në 23 janar të këtij viti
Kujtojmë se Hekuran Billa, 40-vjeçari, ishte liruar nga burgu vetëm një vit më parë. Billa ishte dënuar për vrasje në Britaninë e Madhe në vitin 2006 dhe ishte ekstraduar në Shqipëri ku kishte kryer dënimin dhe një vit më parë kishte lënë qelinë.