“Bust për Selami Musain në 100- vjetorin e Tiranës”; Veliaj: Ruçi më shtyu, dikush me brryl duhet të na kujtojë…
Dëshmorit tepelenas dhe ‘’Heroit të Popullit’’, Selami Musait i është ngritur bust në Tiranë 100 vite pas ra në Luftën e Vlorës.
Po ashtu Veliaj shtoi se një popull që nuk e di nga ka ardhur, nuk e di as ku do të shkojë, prandaj Selami Musai dha shembullin se edhe në moshë të thyer nuk është kurrë vonë për kombin tënd.
”Ruçi më shtyu që të bëhet ky projekt në 100- vjetorin e Tiranës. Dikush me brryl duhet të na kujtojë në mënyër konstante. Mënyra më e mirë për të kujtuar Selami Musain në 100- vjetorin e Tiranës. Dua që t’i japim një mirënjohje, një miku të pakënduar, një heroi të heshtur Ladi Llaka, profesori i arteve, skulptori që ka realizuar këtë vepër. Për të kujtuar të kaluarën dhe për t’i pasur përjetësisht mes nesh figurat historike.
Si nip Vlore, nga Velça më takonte të isha i përfshirë në këtë projekt. Një popull që nuk e di nga ka ardhur nuk e di ku do shkojë. Kemi mbërritur këtu falë betejave konstante. Të kujtojmë si një burrë 63- vjeç, asnjëherë nuk është vonë për kombin tënd. Dje kisha takim me të rinj. Më thanë që ishin shumë të rinj për të bërë ndryshim. Por për 2020 njeriu i vitit është Greta Thunberg, një 16- vjeçare. Kemi mjaftueshëm shembuj se cilëndo moshë përfaqësojnë nuk është shumë i ri apo shumë i vjetër për t’i shërbyer këtij vendi.”- tha Veliaj.
Fraksion.com