AktualitetTë fundit

“Policia i dhunoi djalin”; Zaida Çobo: Do më pëlqente të punoja si police me Veliun

Zaida Çobo ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli rreth takimit me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ky i fundit e ftoi Zaidan për një takim në zyrë, për t’i kërkuar ndjesë në lidhje me videon e publikuar disa javë më parë, ku ajo shfaqej me një pistoletë në dorë.

Në fakt këto pamje ishin të shkëputura nga një pjesë filmi ku Çobo ka luajtur.

Gjatë bisedës së gjatë, Zaida tregoi se pavarësisht problemeve që ka patur së fundmi me policinë, ajo sërish dëshiron që të jetë pjesë e Policisë së Shtetit.

“E kam takuar edhe më parë Ardi Veliun, pasi kam shkuar kohë më parë të ankohesha se nuk fitova një konkurs për t’u bërë pjesë e Pòlicisë së Shtetit. Do më pëlqente që të isha pjesë e Policisë dhe të punoja me Ardi Veliu”, tha Çobo ndër të tjera.

Ndërsa për takimin me Veliun, Zaida tha se “ndjesa e tij i është dukur e vërtetë dhe se nuk ka zgjatur shumë”. “Më kërkoi ndjesë dhe nuk e pyeta se përse e bëri një gjë të tillë. Ende nuk e kam tërhequr padinë, është akoma çështje pezull. Ndërsa në lidhje me çështjen e djalit që ma dhùnuan pòlicët, i kam thënë edhe Ardi Veliut që do e dërgoj deri në fund”, tha ajo.

 

Fraksion.com