AktualitetBota+Të fundit

Në Çikago regjistrohet dita më vdekjeprurëse në 60 vjet

Çikagoja ka regjistruar muajin e kaluar ditën më vdekjeprurëse në të paktën 60 vjet.

Më 31 maj atje është raportuar për 18 vrasje brenda 24 orëve.

Dhuna ka shpërthyer teksa në protestat për vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd në Mineapolis, janë përfshirë edhe nga plaçkitësit.

Përgjatë fundjavës së fundit të muajit maj – 85 persona janë qëlluar derisa 24 kanë vdekur, sipas Laboratorit për Krime të Universitetit të Çikagos.

Shumica e viktimave janë njerëz me ngjyrë.

Në mesin e të vdekurve dhe të plagosurve përfshihen studentë, prindër, dhe punëtorë të klasës së mesme, sipas të dhënave të publikuara në të përditshmes, Chicago Sun-Times.

“Ne kurrë nuk kemi parë diçka të tillë”, ka thënë drejtori i Laboratorit për Krime, Max Kapustin, duke thënë se ky institucion ka të dhëna vetëm nga viti 1961.

“Nuk e di as si ta vendos në kontekst. Është përtej gjithçkaje që kemi parë deri më tani”.

Dita e dytë më vdekjeprurëse në historinë e këtij qyteti ka qenë 4 gushti i vitit 1991, kur 13 persona kanë vdekur, bazuar në të dhënat e këtij laboratori.

Kryetarja e Çikagos, Lori Lightfoot, ka thënë më 31 maj se qendra emergjente e thirrjeve ka pranuar 65,000 thirrje – 50,000 më shumë sesa zakonisht.

Shkalla e vrasjeve në Çikago është ndër më të lartat në Shtetet e Bashkuara, ndonëse është raportuar për rënie në vjetët e fundit.

Më 2019, janë regjistruar 492 vrasje në këtë territor.

 

Fraksion.com