AktualitetRajoniTë fundit

Italia dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshjen për kufijtë detarë

Greqia dhe Italia nënshkruan një marrëveshje historike për kufijtë detarë, duke krijuar një zonë ekskluzive ekonomike mes tyre, e duke i dhënë zgjidhje mosmarrëveshjeve për të drejtat e peshkimit në detin Jon.

Marrëveshja, e firmosur gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm italian Luigi Di Maio në Athinë, vjen pas disa muajsh tensione lidhur me shfrytëzimin e resurseve natyrore në Mesdheun lindor, ku Turqia, Greqia dhe Qipro janë përfshirë në një krize të ndërlikuar diplomatike.

Marrëveshja është një riformatim i ujdisë së vitit 1977, që përcaktonte vijën bregdetare mes dy vendeve, dhe sipas mediave greke, pritet t’i hapë rrugën një pakti të ngjashëm me Shqipërinë.

Detajet nuk bëhen të ditura, por siç thuhet, ujdia përfshin zgjerimin e kufirit detar grek me 12 milje.

 

Fraksion.com