AktualitetPolitikëTë fundit

Eurobondi; Basha: Ka ardhur koha ta largojmë Ramën

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka reaguar pas lajmit që dha kryeministri Edi Rama se “Shqipëria është vlerësuar pozitivisht nga tregjet e kapitaleve pas daljes në Eurobond në kërkim të financimit të ekonomisë post- covid”.

Basha shkruan në “Twitter” se Shqipëria është në borxhe, ndërsa Rama mburret se merr borxh të ri, me detyrime të prapambetura 600 milionë euro. Sipas kreut të PD, ka ardhur koha të largohet kryeministri, që zhyti ekonominë në krizën më të thellë.

“Shqipëria e zhytur në borxhe kurse KM mburret se merr borxh të ri!!! Me nivel borxhi 74%, me detyrime të prapambetura 600 mln euro, me koncesione abuzive 2,2 mld euro dhe me krizën më të thellë ekonomike me rënie 9%, sot mburret se po i shton cdo shqiptari edhe një barrë të re!

Ka ardhur koha për ta larguar RAMAVIRUSIN që e zhyti ekonominë në krizën më të thellë, që mbylli bizneset, shpunësoi e largoi shqiptarët. Ka ardhur koha për të parë përpara dhe për ta bërë Shqipërinë vend normal e të zhvilluar”, shkruan Basha.

 

Fraksion.com