Bëhuni gati, sepse Alban Skënderaj dhe Elgit Doda do të na tregojnë “parajsën” me super këngën e re!
“Parajsa ime” do të titullohet kënga më e re e Alban Skënderajt dhe Elgit Dodës, për të cilën po punonin prej disa kohësh.
Ky projekt i ri do të vijë si qershia mbi tortë këtë verë, për të na treguar “Parajsën” që do të na shoqërojë gjatë temperaturave të nxehta.
Në llogarinë e tij në Instagram, Albani ndau pamje nga videoklipi i këngës së re, i cili është xhiruar në bregdet.
Në klip shfaqet një grup vajzash e djemsh, të cilët kërcejnë e festojnë me pije në dorë.
“Je spirance ne detin tim ⚓️