AktualitetTë fundit

Tërmeti tund Tiranën dhe Durrësin: Ministria e Mbrojtjes: Epiqendra në Gjirin e Lalzit, lëkundjet me magnitudë 4.3 Rihter

Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar pak çaste më parë në Tiranë. Qendra Evropiane e Tërmeteve (ESCM) raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.5 të shkallës rihter.

Dridhja e tokës ka qenë e fortë dhe është ndjerë shumë nga qytetarët, duke krijuar panik. Ndërkohë, lëkundja ka qenë 36 kilometra nga Tirana dhe 17 kilometra nga Shijaku.

foto galeri

 

Por sipas  Ministrisë të Mbrojtjes e cila ka dhënë informacion lidhur me tërmetin, rezulton që ai të ketë epiqendër Gjirin e Lalëzit dhe u ndie në Durrës dhe Tiranë.

Lëkundjet ishin me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter teksa deri tani nuk raportohet për dëme

INFORMACIONI NGA MINISTRIA E MBROJTJES

Sipas infove paraprake nga IGJEUM, lekundjet me magnitude 4.3 te shkalles rihter me epiqender ne Gjirin e Lalzit.

Edhe gjatë natës së kaluar është regjistruar një tjetër lëkundje e fortë, me magnitudë 3.7 të shkallës rihter.

 

Fraksion.com