AktualitetPolitikëTë fundit

Reforma Zgjedhore; Wadephul: Vazhdoni me këtë frymë konstruktive që të arrihen strandardet për në BE

Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU Johann Wadephul, i ka bërë thirrje partive politike në Shqipëri që të vazhdojnë të punojnë në këtë frymë konstruktive për Reformën Zgjedhore.

“Marrëveshja midis qeverisë dhe opozitës për një pjesë të rëndësishme të Reformës Zgjedhore duhet të inkurajojë negociata të mëtejshme të vështira për 15 kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë para se të fillojnë negociatat e pranimit. I bëj thirrje të dy palëve që të vazhdojnë të punojnë në këtë frymë konstruktive. Jam i lumtur që vazhdoj ta mbështes këtë përpjekje”, – theksoi ai.

Wadephul u shpreh se “dallime midis dy palëve duhet të tejkalohen në mënyrë që të arrihet një ligj zgjedhor që përmbush plotësisht standardet e BE dhe OSBE. Vetëm në këtë mënyrë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme do të mbahen më në fund përsëri në Shqipëri. Ata janë një parakusht për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së!”

 

Fraksion.com