AktualitetPolitikëTë fundit

Reforma Zgjedhore; Rama: Qëndrimi im nuk ka ndryshuar asnjë milimetër

“Nuk u arrit ajo që mund dhe duhet të arrihet, sipas meje që ishte edhe adresimi i rekomandimit kryesor dhe më të përsëritur të ODIHR në të gjitha zgjedhjet në Shqipëri, depolitizimi i administratës zgjedhore. Gjë që u ra dakord të bëhet, por jo në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi mbrëmjen e sotme Kryeministri Edi Rama.

Në një intervistë televizive, Kryeministri Rama deklaroi sot se “në tryezën për Reformën Zgjedhore na çoi disponimi për të lehtësuar peshën e frikës së Partisë Demokratike nga zgjedhjet dhe duke qenë se ajo çka ne donim të arrinim në fund ishte një marrëveshje prej të cilës Lulzim Basha dhe PD-ja të dilnin të lehtësuar, mendoj se kjo gjë u arrit”.

I pyetur se a është e vërtetë që të premten është hedhur nga delegacioni i BE-së një variant për depolitizimin e administratës zgjedhore që përjashtonte administratën publike nga komisionet, i pranuar nga opozita, por më pas jo nga ju, Kryeministri Rama tha se “nuk e kuptoj se si mund të ketë depolitizim të administratës zgjedhore duke përjashtuar administratën, sepse faktikisht një variant i tillë nuk ekziston në asnjë vend të botës. Nuk më rezulton e para, të jetë e vërtetë, e dyta, nuk është e mundur, nuk ekziston”.

“Ne kemi propozuar në vazhdimësi një zgjidhje që të adresonte rekomandimin e ODIHR-it, për depolitizim të administratës zgjedhore duke përjashtuar njerëzit që punojnë për shtetin, nuk ka në asnjë vend të botës, nuk ekziston. Nëse do mendonim bankier apo mësues që punojnë në privat duhet të bëjmë aritmetikë, në rast se komisioni të kishte tre anëtarë duhet të gjenim 16 500 anëtarë. Mësuesit nuk u pranuan fare dhe mësues në privatë, bankierë dhe psikologë të gjithë bashkë nuk i bën dot Shqipëria 16 mijë, është aritmetikë”, tha Rama.

Kryeministri sqaroi se “arsyeja pse në gjithë botën administrata përdoret edhe për administrimin zgjedhore, sepse administratën e detyron me ligj që në rast se i del emri për të shkuar e për të bërë këtë shërbim, shkon e bën përndryshe ka sanksione. Ndërkohë që një qytetar të zakonshëm e detyrojnë në Gjermani, ku të gjithë mund të jenë anëtarë komisioni dhe kjo bëhet me short, por nuk e detyrojnë në shumë e shumë vende të tjera të botës”.

“Por nuk besoj se do të ishte një garanci për zgjedhjet, që kjo gjë të bazohej tek njerëz vullnetarë, të cilët ditën e shtunë mund të thoshin që nuk mund të paraqitem”, – tha Rama.

I pyetur pse u ndryshua qëndrimi i PS-së dhe PD-së, Kryeministri Rama tha se “qëndrimi im nuk ka ndryshuar asnjë milimetër”.

 

Fraksion.com