AktualitetKosovaTë fundit

Kosovë: 29 raste të reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar të hënën 29 raste të reja me koronavirusin e ri, pas kryerje së 231 testeve.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 15 raste (sipas vendbanimit: 12 raste Vushtrri, 2 raste Stanovc i epërm dhe 1 rast Dumnicë e poshtme), komuna e Prizrenit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren dhe 1 rast Tupec), komuna e Prishtinës 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prishtinë), komuna e Fushë Kosovës 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Miradi e poshtme dhe 1 rast Fushë Kosovë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Milloshevë-Obiliq, Mamushë, Mitrovicë dhe Rahovec”, është thënë në njoftim.

Ky Institut ka njoftuar se po këtë ditë janë shëruar 22 pacientë nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, autoritetet në Kosovës, kanë raportuar për 1,263 persona të prekur me koronavirus.

Prej tyre, 912 pacientë janë shëruar, derisa 31 të tjerë kanë vdekur.

Mikrobiologu Lul Raka, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka thënë të hënën se nëse rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirus shkon paralelisht me numër të madh të rasteve që kërkojnë hospitalizim dhe kujdes intensiv, atëherë mbyllja e sërishme e vendit është opsion real.

Ai kërkoi nga qytetarët e Kosovës që t’i respektojnë masat mbrojëse, në mënyrë që virusi të mbahet nën kontroll.

 

Fraksion.com