AktualitetTë fundit

Komisioni për Sigurinë Kombëtare shqyrton projektligjin “Për policinë e burgjeve”

Komisioni për Sigurinë Kombëtare, në mbledhjen e sotme zhvilluar online, mori në shqyrtim nen për nen projektligjin “Për policinë e burgjeve”. Më herët komisioni kishte miratuar në parim projektligjin.

Kryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj bëri me dije, se diskutimet e sotme për nene të veçanta bëhen duke pasur parasysh dhe sugjerimet e Avokatit të Popullit, Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, etj.

E pranishme, gjatë diskutimit nen për nen në komision, ishte dhe Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë e cila dha opinionet e saj në lidhje me nene të veçanta, gjatë diskutimit të projektligjit në fjalë.

Relator i këtij projektligji ishte Xhemal Qefalija, i cili nga ana e tij shprehu dhe ai qëndrimet e tij në lidhje me nenet e projektligjit.

Anëtarët e pranishëm në mbledhjen virtuale diskutuan, bënë sugjerimet e tyre dhe më pas, miratuan një pjesë të neneve të projektligjit “Për policinë e burgjeve”
Diskutimi për nenet e projektligjit në fjalë do të vijojë në mbledhjen e radhës

Mbledhja u zhvillua nëpërmjet platformës WEBEX.

 

Fraksion.com