AktualitetBota+NATO/BETë fundit

DW: Ftohja e Gjermanisë me SHBA “Është e komplikuar“

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas thotë fjalë të qarta për reagimin e Donald Trumpit ndaj trazirave të fundit në SHBA. Ai shprehet i rezervuar kundrejt planeve për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania.

“Nëse do të vijë puna tek tërheqja e trupave amerikane, atëherë ne e kemi regjistruar këtë”, thotë ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas për gazetën gjermane „Bild am Sonntag”. „Ne e vlerësojmë prej dekadash bashkëpunimin e konsoliduar me trupat amerikane. Ai është në interes të të dyja vendeve.” Por aktualisht marrëdhëniet aktuale mes Gjermanisë dhe SHBA-së nuk janë të lehta. Kjo kuptohet nga deklarata e Heiko Maas. „Ne jemi partnerë të ngushtë në një aleancë transatlantike. Por: është e komplikuar.”

Gazeta “Wall Street Journal” kishte raportuar më parë bazuar në raportime të qarqeve qeveritare, se presidenti Donald Trump kërkon të tërheqë 9.500 nga 34.500 ushtarë amerikanë në Gjermani. Në të ardhmen do të vlejë një kufi maksimal prej 25.000 ushtarësh. Edhe revista e njohur gjermane „Der Spiegel” ka raportuar në bazë të burimeve të saj, se do të ketë një reduktim masiv të trupave amerikane në Gjermani. Shtëpia e Bardhë as nuk i hedh poshtë, por as nuk i konfirmon raportimet.

USA | Washington DC - Trumps Königreich (imago images/ZUMA Wire/D. Mills)

“Gjëja e fundit që na duhet”

Me kritika ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas u shpreh ndaj reagimit të Donald Trump për trazirat pas vdekjes së afroamerikanit, George Flyod në një ndërhyrje policore në Mineapolis. “Unë e konsideroj si rrugën e gabuar, që në një situatë të tensionuar të kërcënosh me dhunë”, deklaroi Maas. “Demokratët duhet të pajtojnë dhe jo të përçajnë.”

Sjelljen e Trumpit kundrejt gazetarëve, të cilët ai i përcaktoi si armiq të popullit, Maas e cilësoi si shumë të rrezikshme. Këtë e njohim nga populistët në të gjithë botën. Ata polarizojnë kundër grupeve të caktuara dhe përpiqen kështu të mobilizojnë përkrahësit e vet. Por një shoqëri ka nevojë për një gradë të caktuar të unitetit. Populistët përkundrazi e përçajnë shoqërinë për qëllimet e tyre. „E kjo jo vetëm e bën më të vështirë bashkëjetesën në një shoqëri, por edhe në nivelin ndërkombëtare nxit konfliktet. Kjo është gjëja e fundit që na duhet.”

Megjithatë ka shumë vetë në SHBA që janë shprehur me mençuri së fundmi, tha Maas. Këtu bën pjesë sfiduesi i Donald Trump, Joe Biden nga demokrattë, por edhe ish-presidenti republikan, George W. Bush. “Kjo më jep shpresë, se nga të dyja kampet politike ka zëra të përgjegjshëm. Shpresoj shumë, që të arsyeshmit të dalin në krye.”

 

Fraksion.com