Në Kosovë regjistrohen 40 raste të reja me COVID-19
Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se gjatë të dielës në Kosovë janë regjistruar 40 raste të reja me sëmundjen COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 10 raste (sipas vendbanimit: 10 raste Prishtinë), komuna e Vushtrrisë 8 raste (sipas vendbanimit: 6 Vushtrri, 1 Akrashticë, 1 Maxhunaj), komuna e Prizrenit 7 raste (sipas vendbanimit: 4 Tupec dhe 3 Prizren), komuna Fushë Kosovë 6 raste (sipas vendbanimit: 3 Fushë Kosovë dhe 3 Miradi e Poshtme), komuna Obiliq 5 raste (sipas vendbanimit: 5 Milloshevë), dhe me nga 1 rast komuna Skenderaj (vendbanimi: 1 Likoc), komuna Gjilan (sipas vendbanimit: 1 Gjilan), komuna e Rahovecit (sipas vendbanimit: 1 Rahovec) dhe komuna e Mitrovicës (sipas vendbanimit: 1 Mitrovicë)”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Instituti njofton se edhe gjashtë pacientë janë shëruar, duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve nga sëmundja COVID-19 të arrijë në 890.
Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus më 13 mars, janë regjistruar 1,234 raste dhe 31 pacientë kanë vdekur.
Fraksion.com