AktualitetTë fundit

“I publikoi videon me pistoletë”; Veliu takon nënën e 15-vjeçarit, i kërkon ndjesë publike

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, së bashku me zv.drejtoren e Përgjithshme Aida Hajnaj, zhvilluan një takim me Zaida Çobon, nënën e 15 vjeçarit që u ndalua nga policia për shkak se theu rregullat e karantinimit.

“Sot u takuam me zonjën Zaida Çobo, e cila me të drejtë u ndje e lënduar nga komenti im që mori edhe shumë kritika publike. Dëshiroja që ndjesën time publike t’ia bëja zonjës personalisht dhe më vjen mirë për mirëkuptimin e saj”, deklaroi Veliu.

Veliu ripërsëriti keqardhjen për komentin dhe shprehu besimin që të jetë kuptuar nga të gjithë që ato fjalë nuk kishin qëllim fare të justifikonin policin, i cili është pezulluar menjëherë pas ngjarjes.

“Po ashtu, nuk më ka shkuar kurrë mendja të lëndoj zonjën apo familjen e saj me atë koment. Ndjesë edhe njëherë” , u shpreh Drejtor Veliu pas bisedës.

 

Fraksion.com