Horoskopi javor 8-14 qershor 2020
Ky është horoskopi javor, 8- 14 qershor 2020. Parashikimi për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë java për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Javë e turbullt do jetë kjo që po vjen. Herë do lindë dielli dhe herë do mbizotërojë zymtësia. Ka rrezik që jeta juaj në çift të ketë probleme. Do jeni gjithë kohës në ankth dhe mjaft xhelozë për atë që keni në krah. Kujdes mos e teproni sepse do keni ndërlikime më shumë. Për ju beqarët do jetë një javë e mirë. Do keni takime dhe nuk do ngurroni të hidhni hapat e parë. Për sa iu përket financave do i përmirësoni ato dhe do mundoheni të vendosni një ekuilibër. Shëndeti nuk do ketë asgjë për t’u shqetësuar. Do filloni edhe një aktivitet të ri sportiv që do iu bëjë të ndiheni më mirë. Jeta profesionale pritet të jetë shumë e favorshme gjatë kësaj periudhe. Nëse keni një problem të vjetër për ta zgjidhur ka ardhur koha e përshtatshme.
Demi
Po u treguat të logjikshëm dhe po nuk u nxituat për asgjë, çdo gjë ka për t’iu ecur mirë këtë javë. Nëse nuk doni të keni debate e probleme në jetën tuaj në çift, duhet t’i dëgjoni me kujdes këshillat dhe sugjerimet e partnerit. Mos bëni gjëra që atij nuk i pëlqejnë sepse vetëm sa do mërziteni të dy palët. Ju beqarët më mirë të prisni edhe disa kohë në vend që të hidhni hapa pa qenë të bindur. Në planin financiar mos kryeni shpenzime të shumta sepse do ju nevojiten para për ditët në vijim. Shëndeti do jetë goxha më i mirë se më parë. Edhe nëse keni pasur shqetësime nga mesi, shpina apo barku do jeni më të qetë. Sipas Dritare.net, në punë do jeni guximtarë, këmbëngulës dhe sfidues. Arritjet do jenë edhe më të mëdha nga sa mendonit.
Binjakët
Këtë javë do jeni shumë të hapur dhe gati të bëni çdo gjë që keni ëndërruar. Nëse jeni në një lidhje gjërat do ju ecin për mrekulli me partnerin dhe të gjithë do ju kenë zili. Ju beqarët mund të keni dashuri me shikim të parë, por do tregoheni të logjikshëm dhe nuk do hidhni asnjë hap të nxituar. Pas të premtes për ju do fillojë një etapë më e bukur. Financat do fillojnë të normalizohen goxha pas të martës. Logjika dhe ndihma e planetëve do jetë e vyer. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë. Stresi dhe ankthi do bëjnë punën e vet. Në punë nuk duhet të filloni projekte pa qenë të bindur sepse mund të pendoheni më vonë. Nga ana tjetër merreni çdo gjë me qetësi dhe pa u nxituar që të mos gaboni.
Gaforrja
Mos i besoni askujt këtë javë dhe mundohuni të reflektoni gjatë para se të veproni. Ju të dashuruarit do i shtoni dozat e fantazisë dhe origjinalitetit dhe gjërat kanë për t’iu ecur akoma më mirë. Për asgjë nuk do ankoheni, përkundrazi do emocionoheni nga disa surpriza të jashtëzakonshme që do ju përgatisë partneri. Ju beqarët ka mundësi të vendosni ta çoni më tej një njohje të re dhe do ja kaloni mjaft mirë. Në planin financiar mos u tregoni impulsivë sepse keni për të pasur probleme serioze. Shëndeti për fat të mirë do jetë i shkëlqyer, pavarësisht lodhjes dhe situatave që mund të kaloni. Në punë më në fund do i konkretizoni disa nga planet e hershme dhe rezultatet do jenë pozitive.
Luani
Falënderojini gjithë kohës yjet këtë javë sepse ato do ju përkëdhelin. Do jetë Marsi ai që do e mbrojë në çdo moment jetën tuaj në çift këtë javë. Priten vetëm momente të bukura dhe tejet emocionuese, kështu që mos u shqetësoni. Ju beqarët do jeni shumë të izoluar dhe kjo nuk do iu lejojë të keni njohje të reja. Nuk do jetë periudhe me fat për ju. Buxheti nuk do jetë aspak i keq. Do jeni të kujdesshëm me shpenzimet që do kryeni dhe do i menaxhoni me maturi paratë që do ju mbeten. Shëndeti do jetë disi më i mirë se më parë. Kujdesi që keni treguar kohët e fundit do japë rezultatet e veta. Në punë duhet t’i hidhni hapat me qetësi dhe maturi, pasi po nxituat situata mund të dalë jashtë kontrollit.
Virgjëresha
Kjo do jetë me të vërtetë një javë fantastike dhe e mbushur me alegri. Ju që jeni në një lidhje mund të vendosni edhe data për fejesa, martesa apo edhe zgjerim në familjeje. Më e rëndësishmja është që do përjetoni emocione pozitive. Ju beqarët që nuk besoni në dashuri me shikim të parë, këtë javë do surprizoheni pa masë. Në planin financiar duhet t’i rregulloni patjetër disa probleme urgjente sepse po i latë pas dore situata mund të ndërlikohet edhe me tepër. Shëndeti herë pas here mund të ketë shqetësime të vogla që do vijnë si pasojë e lodhjes së tejskajshme. Në punë do jeni profesioniste të vërtetë dhe do arrini majat.
Peshorja
Këtë javë do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë vetëm për t’u ndier mirë dhe të lumtur. Klima yjore e kësaj periudhe do kontribuojë në harmoninë dhe paqen e jetës tuaj në çift. Për të përfituar sa më shumë bëni më tepër lëshime për njeri-tjetrin. Kësaj jave ju beqarët do keni mundësinë të realizoni një takim premtues. Për të menaxhuar më mirë të ardhurat duhet të kërkoni ndihmën e dikujt. Sigurisht që paraja nuk sjell gjithmonë lumturinë, por nuk mund të jesh i lumtur pa të tilla. Kujdesuni më shumë për veten dhe ruajuni nga problemet me tretjen e ushqimit. Sipas Dritare.net, në jetën profesionale do keni goxha ndryshime pozitive. Dikush do iu bëjë edhe një propozim interesant.
Akrepi
Shumë do mundohen t’iu prishin harmoninë këtë javë, por nuk do ja dalin. Ju të dashuruarit do keni një periudhë mjaft romantike të mbushur me dashuri e pasion. Gjithçka do të ndodhë dhe rutina do të largohet. Yjet do iu ndihmojnë edhe ju beqarëve të keni takime interesante nëpër vende shumë të veçanta. Hëna do iu ofrojë ndihmën e saj në planin financiar. Pas sakrificave që do bëni do merrni mjaft përfitime. Shëndeti do jetë i mirë. Edhe nëse keni pasur shqetësime kohët e fundit do keni përmirësime të ndjeshme. Në punë do ndikoheni nga Mërkuri i cili do iu bëjë më këmbëngulës dhe të duruar. Do përballeni edhe me disa kolegë për diçka.
Shigjetari
Kjo javë do jetë shumë emocionuese. Gjithçka do fillojë me qetësi për ju që jeni në një lidhje, por pas të mërkurës pasioni do rikthehet në mënyrë të vrullshme. Do ndiheni aq mirë saqë me zor do e besoni se jeni në realitet. Ju beqarët nuk duhet të bëjnë sakrifica ekstreme vetëm për të ndryshuar statusin. Me thjeshtësi dhe një komunikim të mirë ata mund të arrijnë çdo gjë që dëshirojnë. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund t’i kryeni pa frikë edhe investimet e mëdha që keni menduar. Shëndeti do jetë goxha i mirë. Do jeni në forme të shkëlqyer fizike dhe morale. Në punë do bashkëpunoni me disa kolegë dhe do arrini majat.
Bricjapi
Kjo do jetë një javë e mbushur me çaste të lumtura dhe me gëzim të pafund. Për ju që jeni në një lidhje qetësia, harmonia dhe besimi tek njëri-tjetri do jenë pikat më të forta. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Ju beqarët do realizoni një takim mbresëlënës dhe deri në fund të javës do mund të filloni një lidhje të qëndrueshme. Buxhetin do e keni gjithë kohës nën kujdes kështu që për asnjë çast nuk do ju dalin probleme. Gjendja shëndetësore ka për të qenë disa herë më e mirë se më parë. Nuk do i keni as shqetësimet nga stomaku dhe nga shtylla kurrizore. Në punë do arrini shumë lart për shkak të durimit, këmbënguljes dhe vendosmërisë tuaj.
Ujori
Edhe pse ndikimi i yjeve do jetë shumë pozitiv gjatë kësaj jave, ju sërish do ndiheni disi keq në disa momente. Saturni do ndikojë pozitivisht këtë jave në jetën tuaj në çift. Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin tuaj dhe nuk do ju dalin aspak të papritura të pakëndshme. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje do jenë më të qetë. Ju beqaret do dashuroheni kokë e këmbë me dikë dhe nuk do i ndaheni asnjë moment derisa ta tërheqin pas vetes. Në planin financiar nuk do keni kurrfarë problemi. Yjet do përkujdesen për ju në çdo moment. Shëndeti nuk do ketë shqetësime të mëdha, madje edhe ata që kanë pasur probleme të ndryshe do ndihen shumë herë më të qetë. Saturni dhe Jupiteri do bëhen bashke në planin profesional dhe do ju çojnë në drejtimin e duhur.
Peshqit
Po nuk u treguat të matur dhe të logjikshëm gjërat mund të marrin tatëpjetën këtë javë. Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni më të përgjegjshëm dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të hidhni hapa të nxituara. Kujdes edhe nga disa provokime të partnerit. Ju beqarët do keni një periudhe të mbushur me njohje të reja, por nuk do preferoni ende të hidhni hapa. Buxhetin mbajeni gjithë kohës nën kontroll pasi shumë shpejt do keni nevojë jetike për para. Për shëndetin do kujdeseni mjaft dhe gjendja do vazhdoje të mbetet e stabilizuar. Në punë nuk do jeni shumë energjike ditët e para të javës, por pas të enjtes shumë gjera do ndryshojnë. Mos u dorëzoni lehtësisht.
Fraksion.com