“Ti duhesh varur në mes të qytetit bashkë me përdhunuesin!” Eliona Pitarka i kthehet keq komentuesit
Eliona Pitarka ishte një nga personazhet e njohur të ekranit shqiptar që mori pjesë dje te protesta kundër abuzimit të vajzave shqiptare!
Ajo iu bashkua marshimit me një pankartë në të cilën shkruhej: “Kur fajësoni viktimën, bëheni palë me përdhunuesin”!
Fotot nga protesta, aktorja e njohur i ka publikuar në Instagram, ku duket se ka pasur një impakt mjaft të madh. Shumë fansa e kanë përgëzuar për veprimin por ka dhe nga ato komente personash me profile false që provokojnë ose vërtet janë aq të prapambetur.
Dikush i shkruan një koment Elionës për rastin e përdhunimit të 15-vjeçares duke i thënë se: “nëse nuk kruhesh, askush nuk të përdhunon”.
Kaq mjaftoi që aktorja t’i kthehet menjëherë komentuesit me një koment mjaft revoltues:
“Ti duhet të varesh në mes të qytetit bashkë me atë përdhunuesin bastard me këtë koment që bën”.
Marshimi për fëmijërinë e vjedhur të vajzave shqiptare u mbajt dje në orën 16:00 dhe në të morën pjesë shumë të famshëm që sensibilizuan opinionin publik për kauzën.
Fraksion.com