AktualitetTë fundit

Skandalet në shkollën e Babrrusë s’kanë fund! Një tjetër rast abuzimi me një të mitur është denoncuar

Një tjetër skandal seksual është zbuluar se fundi në shkollën në Babrru, ku një 15-vjeçare u përdhunua nga roja i shkollës.

Gazetarja Anila Hoxha tregoi për Top Channel se ka pasur edhe raste të tjera abuzimi në këtë shkollë. Më 25 tetor 2018 një vajzë në klasën e 8-të është shantazhuar përmes fotove nga dy shokët e klasës së saj.

Ka qenë psikologia e kësaj shkolle që ka konstatuar gjendjen e vajzës dhe ka disponuar një rrëfim që vajza ishte shantazhuar e më tej ishte abuzuar sipas saj.

Djali i dyshuar është vendosur në hetim në atë kohë dhe historia ka vazhduar deri në vitin 2019. Strukturat e policisë dhe të Ministrisë së Arsimit janë vënë në dijeni të rastit.

Prej asaj kohe këto çështje duhej të kishin marrë një vëmendje më të madhe, por jo. Skandali i para disa ditëve dëshmoi se vajza 15-vjeçare kishte një vit rresht që abuzohej e shantazhohej dhe të gjithë kishin mbyllur sytë.

Abaz Doka, ish-roja i shkollës nën akuzë për abuzimin e një nxënëseje u përball me gjykatën dhe me prokurorinë që e dyshon se gjatë një viti ka abuzuar me minorenen që kur ajo ishte 14-vjeçe.

Veç kësaj ish-roja dyshohet se ka shtyrë një të mitur të bëjë të njëjtën gjë, i cili me disa të rinj të tjerë, e shantazhuan vajzën me video dhe fotografi.

Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për 4 autorët./TCH

 

Fraksion.com