AktualitetPolitikëTë fundit

“Porositi shkrimin Fake News kundër Ramës”; Kulla: Shpifje për të hequr vëmendjen nga dështimi i “Zgjedhores”

Këshilltari i Ilir Metës, Ilir Kulla ka reaguar pasi mediat italiane i nxorën emrin në skandalin e fake news të porositur në vendin fqinj për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Kulla shprehet se akuzat nuk janë të vërteta. Sipas tij, e gjitha kjo është një shpifje, që bëhet për të larguar vëmendjen nga dështimi i marrëveshjes së reformës zgjedhore.

Ja çfarë shkruan Ilir Kulla në Facebook:

“Te dashur miq kisha vendosur te mos perdorja me facebook por nje fakeneës e servirur ne media sot ne lidhje me emrin tim me detyron ti pergjigjem atyre qe kane merakun te heqin vemendjen nga biznesi me i madh i mafias ne Shqiperi droga dhe mesa duket fatkqesisht nga deshtimi i marreveshjes se Reformes Zgjedhore.

Nuk eshte sekret qe une njoh dhe kam shume miq ne Itali. Kryesisht ata jane njerez te medias. Politikes dhe Biznesit. Edhe ne shkrimin ne fjale behet fjale se une paskam njohje me ish Kryetarin e Komisionit te Mbrojtjes te Senatit italian Sergio De Gregorio. Sigurisht kam njohur kete senator dhe shume te tjere deputete, ministra madje dhe Kryeministra dhe Presidente.

Pavaresisht qasjes qesharake te nje shkrimi te porositur se une paskam lobuar kunder qeverise Tone ne Itali e atij qe i paskam lobuar dhe me paska paguar per “detyren” qe i paskam dhene. Me duhet te them se kjo eshte vetem nje SHPIFJE dhe asgje me teper.

Cdo kritike, oponence dhe opozite qe kam bere me kete qeveri dhe qeverite e meparshme i kam patur publike dhe do ti kem publike. I vetmi koment qe kam eshte SHPIFJE, sa per plehrat ato nuk jane vetem mbetje organike dhe urbane por mbi te gjitha mbetje njerezore” deklaron Ilir Kulla.

 

Fraksion.com