“Marrëveshja për Zgjedhoren”; Rama: Ka edhe më mirë! Basha: Garanci për zgjedhje të lira! Meta: Lajm i mirë, por i pamjaftueshëm
Arritja e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore ka sjellë reagimin e forcave politike në vend si të kryeministrit Edi Rama, kryetarit të PD-së Lulzim Basha, presidentit të vendit Ilir Meta apo kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi. Gjithashtu kjo arritje ka marrë edhe reagim nga ndërkombëtarët, të cilët kanë uruar palët dhe kanë theksuar se është një hap i rëndësishëm për integrimin në Bashkimin Europian.
Pas arritjes së një marrëveshjeje për Reformën Zgjedhore mbrëmjen e sotme, Basha ka reaguar menjëherë në Twitter duke falenderuar aleatët dhe partnerët euro-atlantikë për ndihmën dhe kontributin që dhanë.
Kurse Rama menjëherë ka ironizuar Bashën duke u shprehur se ka edhe më mirë, por meqë ‘LBPD’ janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme le të jetë kështu. Ai ka theksuar se pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: “Mirë e kishim ashtu siç e kishim”, por sipas tij rëndësi ka që PD të hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor.
Kurse Meta përgëzon Këshillin Politik duke e konsideruar një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Gjithashtu ka falenderuar edhe partnerëve europianë për durimin e tyre.
Fraksion.com