Del autopsia për amerikanin George Floyd, nuk vdiq nga asfiksia, ishte me koronavirus
Autoritetet amerikane publikuan sot raportin përfundimtar për vdekjen e qytetarit George Floyd, vdekja e të cilit pasoi protesta të ashpra dhe plaçkitje që nuk ishin parë prej dekadash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas raportit të plotë të autopsisë për George Floyd-in, afroamerikani ka vdekur nga arresti kardiopulmonar, duke pasur si probleme shtesë hipertensionin e zemrës dhe intoksikimin me fentail dhe metafetaminë.
Kjo bie në kundërshtim me një autopsi të mëparshme të pavarur të kërkuar nga familja e Floyd-it, sipas së cilës vdekja e të ndjerit u shkaktua nga asfiksia.
Raporti i fundit i autopsisë tregon gjithashtu që Floyd-i u tesua pozitiv për COVID-19, por nuk ka asnjë tregues se ky ishte një shkak për vdekjen e tij.
Fraksion.com