BE: Kufijtë e jashtëm hapen më 1 korrik
“Ne jemi duke punuar që hapja më 1 korrik të miratohet javën e ardhshme”, deklaroi komisionerja e BE-së, Ylva Johansson.
“Nëse kontrollet kufitare pjesët e brendshme të Unionit duhet të hiqen deri në fund të qershorit, duhet të marrim në konsideratë përfundimin e kufizimeve të udhëtimeve jothelbësore nga vendet e treta në BE në në fillim të korrikut”, tha Johansson.
“Të gjitha shtetet anëtare bien dakord që edhe në rastin e kufijve të jashtëm procesi i hapjes duhet të jetë gradual dhe i koordinuar ngushtë”, theksoi ajo.
“Ne duhet të parandalojmë që rihapja e kufijve të jashtëm të çojë në një rivendosje të kontrolleve kufitare të brendshme. Ne do të mbështetemi shumë te të dhënat shkencore”, tha sekretarja e shtetit për Ministrinë e Brendshme kroate, Terezija Gras.
Fraksion.com