Vlorë: Digjet “BMW-ja” që i përkiste një gruaje; Dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
Një mkainë tip “BMW”, me targa AA 372 ZR, në pronësi të shtetases Brikena Banushi, ka shpërthyer në flakë, në Vlorë, duke u shkatërruar në pjesën e përparme.
Raportohet se mjeti ka pësuar dëmtime të shumta.
Sipas policisë, makina ka marrë flakë, teksa ka qenë e parkuar, ndërsa dyshohet për djegie të qëllimshme.
Njoftimi i policisë:
Gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “10 Korriku” Vlorë, pranë ish-shkollës së marinës, ka marrë flakë automjeti i parkuar tip BMW në pronësi të shtetases B.B, i cili është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Fraksion.com