Ushtria e Libisë siguron kontrollin në zonat Ain Zara dhe Wadi Rabie në Tripoli
Ushtria e Libisë ka çliruar nga milicët e Khalifa Haftarit, liderit të forcave të armatosura në lindje të vendit, zonat Ain Zara dhe Wadi al-Rabie në jug të kryeqytetit Tripoli duke siguruar plotësisht kontrollin në këto zona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ushtrisë së Libisë, koloneli Mohamed Qununu deklaroi se njësitë e ushtrisë kanë nxjerrë milicët e Haftarit nga zonat Ain Zara dhe Wadi al-Rabie në jug të Tripolit dhe se kanë siguruar kontroll të plotë në këto zona.
Milicët e Haftarit i cili reth një vit më parë dha urdhër për të sulmuar Tripolin, kohën e fundit po përjetojnë humbje njëra pas tjetrës përballë ushtrisë së Libisë.
Ushtria libiane pasi pastroi nga milicët e Haftarit një zonë të gjerë në jug të Tripolit, dje njoftoi se ka rimarrë nga milicët e Haftarit aeroportin ndërkombëtar të Tripolit me rëndësi strategjike.
Fraksion.com